Nga falja e tradhtisë, tek mëmësia-Rrëfehet Bora Zemani
Moderatorja e njohur Bora Zemani ka folur hapur së fundmi për faljen në marrëdhënie, duke u ndalur edhe te një nga periudhat më të vështira të jetës së saj personale. Ajo rikujtoi momentin kur partneri i saj aktual, aktori Donald Veshaj, u përfshi në një raport dashuror me këngëtaren Beatrix Ramosaj. E pyetur për konceptin e faljes dhe kufijtë e saj personalë, Bora u shpreh se falja është pjesë e karakterit të saj, por gjithmonë e ndërgjegjshme dhe pa naivitet. “Unë fal. Më pëlqen të fal. Unë e kërkoj arsyen për të falur. Te një person, te një situatë, mundohem të kuptoj pse më ka bërë të ndihem keq fillimisht, çfarë ka pasur pas kësaj dhe më pas të marr vendimin të fal ose jo....
Burimi:
ntv.al