Nesër “Ferma VIP 3”, Eduart Grishaj zbulon detajet ekskluzive: Emri i Kryeplakut dhe konkurrentë që nuk i keni parë kurrë në show
Vetëm një ditë na ndan nga nisja e spektaklit të shumëpritur Ferma VIP, që këtë sezon të tretë vjen nën drejtimin e Arbana Osmani në ekranin e Vizion Plus. Premtimet për një produksion gjigant dhe standarde të papara më parë janë konfirmuar edhe nga regjisori Eduart Grishaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Live në Mëngjes”. “Besoj se ky është maksimumi që mund të bëhet,” u shpreh Grishaj, duke theksuar se ky edicion “nuk krahasohet vetëm me vendin tonë, por me të gjithë rajonin”. Sipas tij, çdo detaj është çuar në një nivel tjetër: “Çdo gjë ka ndryshuar: nga studioja, ndriçimi e deri te kamerat. Shtëpia është katër herë më e madhe dhe numri i kamerave që vëzhgojnë 24 orë është shumëfishuar. Jam shumë...
Burimi:
vizionplus.tv