Ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë, prime i Big Brother VIP shtyhet të mërkurën
Showbiz E Hënë, 30 Mars 2026 14:55 Big Bother VIP do të zhvendoset për të mërkurën, duke i lënë vend transmetimit të ndeshjes Kosovë-Turqi, për kualifikueset në Botëror. Kosova luan finalen për në Botëror përballë Turqisë, pas fitores historike disa ditë më parë me Sllovakinë. Në nominim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës. Tashmë mbetet e mërkura për të mësuar se cili do të jetë banori më pak i votuar nga publiku dhe për pasojë do të eliminohet nga gara.
Burimi:
kohajone.com