Ndërron jetë Ross Friedman, “Ross the Boss”, ikonë e rock-ut dhe heavy metal-it
Ross Friedman, i njohur për publikun si “Ross the Boss”, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, vetëm pak javë pas diagnostikimit me Sklerozë Laterale Amiotrofike (ALS). Lajmi u konfirmua përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku u theksua se muzika dhe kitarat ishin pjesë e pandashme e jetës së tij. Friedman ishte një figurë kyçe në skenën rock. Karriera e tij nisi në vitet e 1970-ta si bashkëthemelues i grupit The Dictators, duke kontribuar në zhvillimin e punk-ut në New York. Më vonë, ai u bë një nga themeluesit e legjendarit Manowar, pas një takimi me Joey DeMaio gjatë një turneu me Black Sabbath. Me këtë grup, Friedman la gjurmë të qëndrueshme në heavy metal, duke marrë pjesë në albumet më të rëndësishme dhe duke...
Burimi:
argjiroja.net