Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë
Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare Mirlind Daku dhe modelja nga Kosova, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e bënë të ditur dyshja në llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale. Vesa dhe Mirlind mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Miresa. “Falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, shkroi Daku në postimin e tij. Ai gjithashtu publikoi një fotografi të vajzës së tyre të porsalindur, duke ndarë gëzimin dhe emocionin me ndjekësit e tij. Urimin e bukur e bashkangjiti edhe vetë Vesa, e cila shkroi një mesazh emocionues. “Mirë se na erdhe, qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në...