Modelja shqiptare merr propozimin për martesë
Showbiz E Diel, 11 Janar 2026 13:09 Modelja e njohur dhe ish-Miss Universe Albania, Xhesika Berberi, ka marrë propozimin për martesë, duke i dhënë fund beqarisë në fillim të këtij viti. Ajo ka ndarë me ndjekësit atmosferën romantike dhe momentin e veçantë të propozimit përmes disa fotove në rrjetet sociale. Për herë të parë, Xhesika ka publikuar edhe portretin e partnerit të saj, duke thyer “rregullin” e zakonshëm të privatësisë së jetës sentimentale. “E fillova vitin duke i thënë ‘po’ burrit të ëndrrave të mia. Mezi pres të kaloj gjithë pjesën e mbetur të jetës time me ty,” ka shkruar ajo krahas fotove. Modelja, e cila jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë dhe ka qenë gjithmonë diskrete për lidhjet e saj, nuk i ka kursyer fjalët...
Burimi:
kohajone.com