“Mirupafshim të gjithëve”, Stine mashtron banorët me planin e tij të fshehtë
Një situatë e pazakontë ka ndodhur pasditen e së dielës në shtëpinë e Big Brother VIP, duke tronditur banorët dhe publikun. Në një moment, Stine mori valixhen e tij dhe u tha banorëve se dëshironte të largohej nga loja. “Do të iki, mirupafshim”, u shpreh ai, duke krijuar menjëherë tension dhe konfuzion në shtëpi. Reagimet nuk munguan. Disa nga banorët u përpoqën ta ndalonin dhe ta bindnin të qëndronte, ndërsa të tjerë u afruan për ta përqafuar. Mes tyre ishte edhe Iliri, i cili nuk i mbajti dot lotët dhe u përlot nga situata. Megjithatë, pas disa minutash u zbulua se gjithçka ishte pjesë e një plani të Stines për të testuar reagimet e banorëve dhe për të parë se kush prej tyre do ta...
Burimi:
kohajone.com