Miri i jep mesazh me kode Selinës: Po vdes të të përqafoj, s’di si po e mbaj veten

Miri i jep mesazh me kode Selinës: Po vdes të të përqafoj, s’di si po e mbaj veten

Showbiz E Martë, 6 Janar 2026 12:19 Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania situatat dhe tensionet vijojnë të mbajnë gjallë dinamikën e lojës, duke sjellë momente të papritura dhe emocionale. Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim surprizë, duke lejuar banorët e izoluar në dhomën e njohur si “Akuariumi” të rikthehen përkohësisht në shtëpinë e madhe, bashkë me banorët e tjerë. Megjithatë, ky rikthim u shoqërua me një kusht të prerë: banorët e “Akuariumit” lejoheshin të komunikonin vetëm mes tyre dhe jo me pjesën tjetër të shtëpisë. Në rast shkeljeje të rregullit, ata do të riktheheshin menjëherë në izolim. Gjatë mbrëmjes, Kristi dhe Miri ndodheshin të shtrirë në krevatin ku flenë Selin dhe Miri. Për shkak të rregullit që e ndalonte të...