Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Millie Bobby Brown i jep lamtumirën Stranger Things me një postim
Millie Bobby Brown i tha “lamtumirë” Stranger Things me një postim në rrjetet sociale pas pothuajse nëntë vitesh dhe pesë sezonesh. Aktorja postoi një foto bardhë e zi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shfaqet përkrah krijuesve të serialit të njohur të Netflix, Matt dhe Ross Duffer. “Fundi i transmetimit “, ishte komenti që bëri ajo, duke dashur t’i thoshte lamtumirë Stranger Things, pjesë e të cilit ishte për gati një dekadë. Shihni postimin e saj. “Stranger Things” ka arritur në një fund epik dhe emocional, me një finale dramatike dy-orëshe që bllokoi për pak kohë serverat e Netflix. Shikuesit nxituan të shikonin episodin e fundit, i cili i jep fund 10-vjeçarit të serialit horror fantastiko-shkencor. Disa fansa morën pjesë gjithashtu në shfaqje...