Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Mentor Haziri rikthehet në ”Big Brother Kosova Vip 4”
Showbiz E Martë, 23 Dhjetor 2025 19:04 Këngëtari Mentor Haziri është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Ai u largua vetëm një ditë pas nisjes së këtij spektakli, më 18 nëntor. Rikthimi i tij është pritur mirë nga banorët, ku u pa duke u përqafuar me të gjithë. Në atë shtëpi do të krijohet një këngë dhe për këtë do të kujdeset vetë këngëtari Mentor Haziri. Një këngë që është traditë e Big Brother Vip Kosova.