”Memories”, Gjesti rikthehet nesër me një këngë shumë emocionale
Showbiz E Mërkurë, 28 Janar 2026 18:39 Pas një periudhe heshtje dhe dhimbje, Gjesti po rikthehet në skenën muzikore. Nesër në ora 18:00 do të lansojë projektin e tij më të ri ”Memories”. Ajo pritet që të jetë një dedikim i ndjerë për zhvillimet e fundit në jetën e tij private, duke u fokusuar veçanërisht te ngjarja tragjike e humbjes së vëllait të tij që tronditi opinionin publik pak kohë më parë. Ky projekt shënon jo vetëm rikthimin e tij në muzikë, por edhe një mënyrë për të shprehur përmes artit gjithë emocionet dhe vështirësitë e muajve të fundit.
Burimi:
kohajone.com