Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Mehdi Malkaj: Viti më i bukur i jetës sime, djali s’është më përdorues droge
Aktori i njohur shqiptar, Mehdi Malkaj, ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 Dhjetorit në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli. Ai ka ndarë me publikun një nga momentet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar vitin që sapo lamë pas si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë. Ndryshe nga pritshmëritë që lidhen me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, arsyeja e këtij vlerësimi është personale dhe shumë e fortë: djali i tij ka arritur të heqë dorë nga droga pas shumë vitesh beteje. Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind. Unë mendoj se ky është viti më i bukur i jetës dhe familjes time. Për...