”Më mungon kush isha”, Capital T befason me një mesazh të koduar
Showbiz E Premte, 16 Janar 2026 21:38 Capital T ka zgjedhur fjalët e pakta për të thënë shumë. Reperi i njohur shqiptar ka publikuar një mesazh të koduar në Instagram, i cili u interpretua menjëherë si një rrëfim i brendshëm dhe një sinjal se diçka po ndryshon në jetën e tij. “Nuk jam i vështirë për t’u gjetur, jam i vështirë për t’u arritur,” shkruan ai, përpara se ta thellojë tonin emocional me frazën: “Disa net më mungon ai që isha para ndryshimit.” Mesazhi vazhdon me një distancim të qartë nga nevoja për sqarime publike: “Pushova së shpjeguari, e lashë të jetë.” Ndërsa mbyllja tingëllon si filtër për publikun: “Ata që e kuptojnë, e kuptojnë… të tjerët thjesht shohin”.
Burimi:
kohajone.com