‘Më fal për gjithçka’/ Momenti kur pajtohen Dafina e Labi

‘Më fal për gjithçka’/ Momenti kur pajtohen Dafina e Labi

Një kapitull i vjetër i lënë pezull mes Labinot Gashi dhe Dafina Zeqiri është rihapur papritur gjatë festave të fundvitit, duke sjellë një pajtim që pak kush e priste. Pas një periudhe të gjatë ftohjeje dhe mungese komunikimi, miqësia e dikurshme mes moderatorit dhe këngëtares duket se ka gjetur sërish rrugën e saj. Arsyeja ishte një moment i veçantë: festimi i 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, një mbrëmje e mbushur me emocione dhe reflektim. Dafina ishte e ftuara e nderit në këtë event të rëndësishëm, duke shënuar publikisht rikthimin e marrëdhënies së tyre. Prania e saj u pa si një sinjal i qartë se e kaluara ishte lënë pas dhe se raporti mes tyre kishte hyrë në një fazë të re. Gjatë fjalimit të...