“Më arrestuan një ditë pasi lindi vajza”, rrëfimi mes lotësh i Senos: Kur dola nga burgu, nuk më njihte…

“Më arrestuan një ditë pasi lindi vajza”, rrëfimi mes lotësh i Senos: Kur dola nga burgu, nuk më njihte…

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Seno Fishta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku ka treguar detaje nga jeta e tij private. “Ajo pjesa e dokumentacionit dhe azilit ka qenë pjesa më e vështirë. Unë kisha ku të rrija, por pjesa e letrave, kemi qëndruar 6 muaj në çadër, në kamp. Aty mund të ishim 1000 veta, shumë gra shtatzëna, edhe Edra. Një sakrificë që kur kthehesh pas, mua më vjen keq për Edren se sa për veten. Unë e marr si eksperiencë, si Tarzani, nuk pyes. Kushtet e vështira, në shi, atje temperaturat e ulëta. Çadrat te një parkim, banjat ishin të përbashkëta, nuk mund të gatuaje asgjë se nuk kishe ku t’a përgatisje...