Mbërrijnë 2 zarfa të zinj në “BBV5”, anulohet televotimi
Showbiz E Martë, 27 Janar 2026 16:38 Big Brother ka anuluar televotimin për 10 banorët në nominim. Në një njoftim zyrtar, nga Vëllai i Madh, bëhet me dije se dy zarfe të zinj kanë mbërritur në shtëpinë më të ndjekur në vend. Në njoftim theksohet se Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen në spektaklin e sotëm. Deri më tani nuk dihen arsyet e zarfeve të zinj. Banorët në televotim janë: Angelo, Artani, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mal, Miri dhe Mateo. Aludohet se ky vendim është marrë si pasojë e përplasjeve të ashpra mes banorëve. Nga njëra anë, Ina dhe Keijsi u përfshinë në një debat të ashpër me Stenaldon, duke agravuar deri në ofendime personale. Ina e cilësoi Stenaldon...
Burimi:
kohajone.com