Mateo shpallet i preferuari i publikut në “Big Brother VIP Albania 5”

Mateo shpallet i preferuari i publikut në “Big Brother VIP Albania 5”

Showbiz E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 10:56 Mateo, është zgjedhur si banori më i preferuar deri në këtë pikë të lojës. “Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur. I falenderoj jashtë mase. Jemi këtu vetëm prej publikut dhe gjykohemi prej tij”, u shpreh ai. Mateo, si i preferuari i publikut, bëri një zgjedhje që kishte lidhje me nominimet. Ai duhet të zgjidhte pesë banorë që do fitonin imunitet dhe ai vendosi: Gimbo, Shëndriti, Kristi, Greta dhe Brikena. Ndërkohë, në televotim nga një nominim ballë për ballë shkuan: Miri, Selin, Mali, Marko dhe Juela. Së fundmi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, u largua konkurrentja Ina Aderi. Nga dy muaj Big Brother, ka pasur situata e ngjarje të ndryshme, që kanë marrë gjithë vëmendjen.