Leonora Jakupi e ashpër me konkurentët: Kujdes, kur flisni për UÇK-në!
Showbiz E Premte, 23 Janar 2026 22:06 Opinionistja e ”Big Brother Kosova Vip 4”, Leonora Jakupi, ka pasur një kërkesë të veçantë ndaj banorëve. Teksa disa nga konkurentët kanë përmendur UÇK-në gjatë lojës, ajo i ka lutur të gjithë që të kenë kujdes si flasin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ”Kur flasim për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ju kisha lut të flisni me shumë kujdes, sepse është një vlerë shumë e lartë dhe për këtë temë ngritni një debat më konstruktiv dhe flisni qartë për ato vlera”, tha opinionistja.
Burimi:
kohajone.com