Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Numërimi mbrapsht ka përfunduar. Nesër mbrëma, në ekranin e Top Channel, nis zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP, reality show që ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është kthyer në një nga fenomenet më të mëdha televizive në Shqipëri. Në një mbrëmje të gjatë, që pritet të sjellë emocione të forta, surpriza dhe momente të papritura, do të ndizen dritat e shtëpisë më të vëzhguar në vend, duke shënuar startin e një aventure të re që ka mbajtur përpara ekranit miliona shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Ashtu si në sezonet e mëparshme, drejtimin e spektaklit do ta ketë Ledion Liço, ndërsa analizat, debatet dhe komentet nuk do të mungojnë falë panelit të opinionistëve, të cilët do të ndjekin nga afër çdo zhvillim brenda shtëpisë....