Largimi i Albës nga BBVK, banorët ia plasin vajit: Ka dhënë shumë, e meritonte të qëndronte
Sot, “Vëllai i Madh” ka njoftuar zyrtarisht banorët e Big Brother VIP Kosova 4 se Alba Pollozhani ka lënë shtëpinë, duke konfirmuar përfundimisht largimin e saj pas ngjarjeve të tensionuara të prime-it të mbrëmshëm. Ky njoftim ka shkaktuar reagime të forta emocionale brenda shtëpisë. Suani dhe Aurora kanë shpërthyer në lot menjëherë pas lajmit, duke u shprehur se Alba, sipas tyre, nuk e ka merituar një largim të tillë. Të dy kanë theksuar se mënyra se si u zhvilluan ngjarjet në prime ka qenë e padrejtë dhe e rëndë për banoren. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe reagimi i Londrimit, i cili ka deklaruar se Alba ka qenë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë dhe se një largim në këto rrethana nuk...
Burimi:
ntv.al