Lamtumirë dashurisë? Veprimi i fundit i Ronela Hajatit ndez dyshimet për ndarje

Lamtumirë dashurisë? Veprimi i fundit i Ronela Hajatit ndez dyshimet për ndarje

Ronela Hajati ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave rozë, këtë herë jo për një projekt të ri muzikor, por për zhvillimet në jetën e saj personale. Disa muaj më parë, këngëtarja surprizoi ndjekësit duke bërë publike lidhjen e saj të dashurisë përmes postimeve romantike në rrjetet sociale. Foto dhe video krah partnerit, momente intime dhe mesazhe plot emocion u pritën me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët e përgëzuan për lumturinë dhe nisjen e këtij kapitulli të ri në jetën e saj. Megjithatë, së fundmi, një veprim i papritur ka ngritur dyshime. Ronela ka fshirë nga profili i saj të gjitha postimet ku shfaqej me partnerin, duke lënë vetëm përmbajtje profesionale dhe personale. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të...