Labi në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Liri për të burgosurit
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, një ditë që simbolizon sakrificën, guximin dhe unitetin e popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë. Figurat publike kanë shprehur përmes rrjeteve sociale dashurinë dhe respektin për vendin dhe historinë e tij. Këngëtari Labinot Rexha është një nga ta që ka ndarë mesazhin e veçantë për këtë përvjetor, duke kujtuar jo vetëm rëndësinë e datës historike, por edhe unitetin dhe krenarinë që e bashkon gjithë kombin. Në postimin e tij, Rexha shpreh urimet për vendin, për familjet shqiptare dhe për të gjithë ata që e duan Kosovën. Postimi i plotë i Labinot Rexhës: “Urime Pavarësia e Kosovës 17 Shkurti – dita e krenarisë kombëtare. Sot kujtojmë sakrificën, unitetin dhe rrugën tonë drejt shtetit të lirë Urime Pavarësia e Kosovës...
Burimi:
ntv.al