Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian “ringjallin” Hollywood-in e vjetër me foton legjendare të Sophia Loren

Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian “ringjallin” Hollywood-in e vjetër me foton legjendare të Sophia Loren

Showbiz E Diel, 1 Shkurt 2026 13:09 Me një referencë ndaj një prej imazheve më të famshme të epokës së artë të Hollivudit, u prezantua bashkëpunimi i ri mes Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner. Dy motrat rikrijuan foton legjendare të Sophia Loren dhe Jayne Mansfield për të promovuar një produkt të ri bukurie. Kourtney Kardashian, e cila themeloi markën Lemme katër vite më parë së bashku me Simon Hack, zbuloi në rrjetet sociale çantat Lemme x Kylie Cosmetics Skin Glaze Gummies, një edicion i kufizuar. Fotot bardh e zi i paraqesin dy motrat me veshje provokuese, me prerje të theksuara dhe modele flokësh vintage, duke i bërë homazh fotos klasike të vitit 1957 të dy ikonave të Hollivudit.