“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”/ Avokati i artistit flet për arrestimin e tij
Artisti Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania u arrestua për tri vepra penale. Ai dyshohet se ka hyrë në ambientet e kompanisë muzikore “Onima”, dhe ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Diten e sotme, me 23 mars, në emisionin “Kosova Today”, ka dhënë detaje rreth rastit të Gjestit dhe marrëdhënies së tij me këtë kompani, avokati i artistit, Burim Azemi. “Kontrata e distribucionit që ka nënshkruar Gjesti me Onima-n është e qershorit të vitit 2023, dhe ka pasur kohëzgjatje për dy vjet, që ka nënkuptuar deri në qershor të vitit 2025. Kontrata ka mundur të mosvazhdohet në mënyrë automatike nëse është dhënë një njoftim 90 ditë përpara”, u shpreh...
Burimi:
ntv.al