Klea Marku, një yll i ri rroku që shkëlqen vezullimshëm në galaksinë “X Factor Kids Albania”
Nga Albert VatajNë skenën e ndezur të “X Factor Kids Albania” ka shpërthyer një zë që nuk kalon pa u vënë re. Një vocal i fuqishëm, me prirje dramatike dhe prani skenike të ngarkuar me energji, që vjen si jehonë e traditës së rokut shqiptar, por me dimensionin e veçantë të një artisteje të re që sapo po fillon rrugëtimin e saj. Ky zë i përket Klea Markut, një premtim artistik që projekton jo vetëm ëndrrën e këngës, por edhe identitetin e një personaliteti të formuar nga disiplina, arti dhe pasioni. Klea nuk është thjesht një konkurrente. Ajo përfaqëson një univers të brendshëm ku takohen tre botë: muzika vokale, violinçeli dhe sporti. Shtatë vite i ka kushtuar violinçelit, duke mësuar durimin, frazimin, disiplinën dhe harmoninë....
Burimi:
kohajone.com