Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Kevin i “I vetëm në shtëpi”/ Macaulay Culkin zbulon arsyen pse hoqi dorë nga aktrimi
Macaulay Culkin ka folur së fundmi për jetën e tij larg vëmendjes publike, pasi u tërhoq nga aktrimi në moshën 14-vjeçare. Culkin, i cili nisi karrierën që fëmijë dhe u shndërrua në një yll global me filmat “Home Alone” (1990) dhe “Home Alone 2: Lost in New York” (1992), vazhdoi më pas me role në “The Good Son”, “The Girl” dhe “Richie Rich” (1994), përpara se të merrte një pushim të gjatë nga industria e filmit. Në emisionin ‘Mythical Kitchen,’ Culkin tregoi se vendimi për t’u larguar nga aktrimi erdhi nga dëshira për të pasur një jetë normale. “Çfarë doja ishte të isha me njerëz të moshës sime. Duhet ta mbani mend: shumica e gjërave që kam bërë si fëmijë nuk ishin punë në grup....