Këngëtarja Xhesika Polo humb njeriun e zemrës!
Showbiz E Hënë, 23 Shkurt 2026 13:43 Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë, duke njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, Artur Polo. Gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të Ferma VIP, Artur Polo u shfaq si një nga mbështetësit më të mëdhenj të këngëtares, duke shprehur vazhdimisht krenarinë për rrugëtimin dhe arritjet e saj artistike. Një prej momenteve më prekëse për publikun ishte telefonata surprizë gjatë spektaklit, ku babë e bijë ndanë emocione të forta dhe dëshmuan lidhjen e tyre të veçantë. Biseda e tyre preku zemrat e shumë shikuesve, duke u kthyer në një nga çastet më të ndjera të atij sezoni.
Burimi:
kohajone.com