Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Kemi debate të forta”, Taulant Stërmasi flet për planet e dasmës me Luiza Gegën
Kampionia e njohur e atletikës shqiptare, Luiza Gega, dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, vazhdojnë të jenë të përfolur nga mediat rozë që prej se zbuluan romancën e tyre. Së fundmi, Stërmasi ishte i ftuar në emisionin Mes’dritë në Vizion Plus, ku foli edhe për planet e ardhshme të çiftit për martesë. Ai pranoi se një dasmë është diçka që e dëshiron, por aktualisht nuk kanë ndonjë plan të qartë: “Liza ka shumë vite që bën sport me mua. Një ceremoni të vogël e kemi bërë. Dasmën unë e kam me qejf, jo se Liza nuk e ka me qejf, por duhet të lidhen disa gjëra të vogla, që nuk e kemi gati datën,” u shpreh Stërmasi. Ai gjithashtu foli për përditshmërinë dhe diskutimet me...