“Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar
Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe sjelljes së Rogertit, banorit e te ri te reality show, duke e kritikuar për mungesë respekti, morali dhe kufijsh në komunikim, veçanërisht ndaj vajzave te shtepise, ndaj te cilave ai iu eshte drejtuar me shume fyerje. Gjatë fjalës së tij, Arbri u shpreh se mënyra se si Rogerti është futur në diskutime dhe në raport me banorët e tjerë tregon mungesë pjekurie dhe vetëkontrolli, duke e akuzuar se flet pa menduar dhe se tenton të manipulojë situatat. “Ke hyrë si tollumbac. Ti nuk di asnjë lloj kufiri që të mbash, morali. Hyrja jote në këtë mënyrë, tregon që ke probleme në të menduar, nuk mendon, flet pa menduar, hedh fjalë kudo,...
Burimi:
argjiroja.net