“Kam ndjenja për dikë…”, kush është djali që i ka “rrëmbyer” zemrën fermeres

“Kam ndjenja për dikë…”, kush është djali që i ka “rrëmbyer” zemrën fermeres

Fermerët janë ambientuar tashmë me njëri-tjetrin dhe po njihen gjithnjë e më mirë. Në një bisedë me Adionin dhe Malborën, Blerina Bajko u shpreh se nuk është në një lidhje, por ka ndjenja të përziera për një person që ndodhet jashtë. “Nuk jam e dashuruar në kuptimin e plotë, por kam një ndjesi për dikë. Si histori është e mbyllur, por prapë më ka mbetur një lloj ndjesie,” u shpreh Blerina. Ndërkohë, fermeri tjetër, Adioni, tha: “Unë jam i dashuruar, por nuk jam në një lidhje. Nuk kam lënë histori të hapur jashtë.” Fermerët po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit nën rrezet e diellit, dhe kjo kohë së bashku u ka shërbyer edhe për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin. /vizionplus.tv