”Jam në ankth”, mësohet qëndrimi i Gjestit në gjyq: Kërkoj falje

”Jam në ankth”, mësohet qëndrimi i Gjestit në gjyq: Kërkoj falje

Showbiz E Premte, 13 Mars 2026 16:42 Këngëtari Gjesti doli këtë të premte para Gjykatës, ku ka deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe ka kërkuar falje për rastin. Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Gjesti ka kërkuar falje të dëmtuarit dhe gjykatës, duke thënë se gjithë veprimet e tij i ka ndërmarrë në afekt. “Pajtohem me deklarimin e avokatit tim, dua ta njoftoj gjykatën se jam në ankth, kam vepruar në gjendje të afektit. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit si dhe palës së dëmtuar”, ka deklaruar Kelmendi gjatë seancës. Avokati i Kelmendit ka deklaruar se sipas përvojës jetësore dhe psikologjisë, kur një person reagon në mënyrë impulsive, zakonisht pas një kohe të shkurtër...