“Ishte dhuratë nga Zoti”: Miqtë rrëfejnë ditët e fundit me James Van Der Beek

“Ishte dhuratë nga Zoti”: Miqtë rrëfejnë ditët e fundit me James Van Der Beek

Aktori i njohur James Van Der Beek është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare, i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij më të afërt. Lajmin e trishtë e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Kimberly Van Der Beek, më 11 shkurt, përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se ai i përjetoi ditët e fundit “me guxim, besim dhe hijeshi”. Aktori kishte bërë publike në vitin 2024 diagnozën e tij me kancer kolorektal, një sëmundje me të cilën kishte luftuar për më shumë se një vit. Pas publikimit të lajmit, shumë miq dhe kolegë reaguan me mesazhe prekëse. Alfonso Ribeiro, mik i ngushtë i aktorit, shkroi se ishte me fat që arriti t’i thoshte lamtumirë. Në një homazh emocional, ai u shpreh se ishte...