Ish-partnerja e Labinot Haxhiut reagon publikisht pas puthjes me Bia Khalifën: Ma theve zemrën!

Ish-partnerja e Labinot Haxhiut reagon publikisht pas puthjes me Bia Khalifën: Ma theve zemrën!

Labinot Haxhiu është përballur me një situatë të ndjeshme brenda shtëpisë, pasi ka marrë një letër/audiomesazh nga ish-partnerja e tij, Matilda, pas puthjes që ai pati me Bia Khalifën disa ditë më parë. Reagimi i Matildës u transmetua i plotë gjatë Prime-t në BBVK dhe përmbante akuza të forta ndaj Labinotit, duke shprehur ndjenjën e tradhtisë dhe zhgënjimit të thellë. Ajo thekson se, ndonëse e kishte mbështetur dhe i kishte dhënë miratimin që të ndiqte atë që e bënte të lumtur, nuk ishte treguar i sinqertë për mënyrën se si do të sillte lidhjen e tyre në publik. “Nuk mund ta përshkruaj si jam ndjerë gjithë këtë kohë por sidomos prej momentit kur ti puthe një grua tjetër… të më tradhtosh në televizion duke e...