Ish-banorja e BBV shpërthen pas daljes nga shtëpia,”Do e çoj në gjykatë!”

Ish-banorja e BBV shpërthen pas daljes nga shtëpia,”Do e çoj në gjykatë!”

Showbiz E Diel, 25 Janar 2026 22:51 Ish-banorja e eliminuar mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, foli këtë pasdite në emisionin “Fan Club” për eksperiencën e saj në reality show, duke u fokusuar kryesisht te lajmet dhe aludimet që qarkulluan gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Lorna paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore, duke njoftuar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, të cilin e akuzon për shpifje dhe përhapje të informacionit të rremë që, sipas saj, ka dëmtuar rëndë figurën dhe moralin e saj. Ajo tha se ndaj saj janë bërë akuza të pabazuara, që nuk përputhen me realitetin, dhe se nuk do t’i lërë pa përgjigje ligjore. Ish-banorja sqaroi gjithashtu zërat për marrëdhëniet e saj me...