Hapje magjike e Fest 64 në RTSH, Elhaida Dani performancë emocionuese me “Pyes Lotin”: Nderojmë historinë e Festivalit të Këngës

Hapje magjike e Fest 64 në RTSH, Elhaida Dani performancë emocionuese me “Pyes Lotin”: Nderojmë historinë e Festivalit të Këngës

Showbiz E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 21:46 Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH nisi me një moment të veçantë dhe tepër emocional. Drejtoresha artistike e edicionit të 64-të, Elhaida Dani, çeli skenën me një performancë që bashkon fuqinë e saj vokale me elegancën skenike që e karakterizon. Performanca e saj në skenë u kthye në një simbol emocionesh dhe përkushtimi ndaj muzikës shqiptare. Zëri i saj i fuqishëm dhe interpretimi i ndjerë krijuan menjëherë një atmosferë magjike në sallë. Këngëtarja me famë ndërkombëtare, fituese e Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH dhe triumfuese e “The Voice of Italy”, interpretoi me ndjeshmëri këngën “Pyes lotin” të Elsa Liles, fituese e Festivalit të 35-të të Këngës në RTSH, duke rikthyer emocione të forta...