Grammy 2026: Kendrick Lamar artisti hip-hop më i vlerësuar i të gjitha kohërave

Grammy 2026: Kendrick Lamar artisti hip-hop më i vlerësuar i të gjitha kohërave

Kendrick Lamar ka shkruar sërish histori në edicionin e 68-të të çmimeve Grammy, të mbajtur më 2 shkurt 2026 në Los Angeles, duke u bërë artisti më i vlerësuar hip-hop i të gjitha kohërave. Reperi amerikan fitoi gjithsej gjashtë çmime gjatë mbrëmjes, duke e çuar numrin total të Grammy-ve në karrierën e tij në 27, më shumë se Jay-Z dhe Kanye West. Lamar ishte artisti me më shumë nominime këtë vit, me nëntë kandidime në kategoritë kryesore. Albumi i tij i vitit 2025, “GNX”, ishte në qendër të vëmendjes, duke fituar çmimin Best Rap Album, një sukses që shënon herën e katërt që Kendrick triumfon në këtë kategori, pas “To Pimp a Butterfly”, “DAMN.” dhe “Mr. Morale & the Big Steppers”. Fitorja e parë e...