Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Goditet brutalisht gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin
Gazetari Elton Tozaj, është dhunuar barbarisht ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto ku shihet i dhunuar dhe me shenja në fytyrë nga goditjet. Familja ka bërë të ditur se Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Sipas tyre, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën edhe më alarmante këtë ngjarje. Akoma policia nuk ka bërë ndalimin e personave që e kanë goditur ndonëse familja ka denoncuar emra.