Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Showbiz E Martë, 24 Shkurt 2026 11:03 Seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiut do të zhvillohet më 4 mars në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në këtë datë do të mbahet seanca paraprake në ngarkim të Laert Haxhiut, i dyshuar nga SPAK për një sërë veprash të rënda penale, si “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, etj. Gjykata e Posaçme ka shpallur datën e zhvillimit të seancës dhe ka njoftuar për të marrë pjesë në këtë gjykim viktimat e veprave penale dhe trashëgimtarët e tyre, mes të cilëve edhe këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, si dhe familjarët e tij. GJKKO ka thirrur shtetasit: Arjan Aliço, Xhino Aliço, Besnik Çoku, Erion Çoku,...
Burimi:
kohajone.com