Gjimnastika braziliane në zi: Ndërron jetë 18-vjeçarja Isabelle Marciniak pas betejës me kancerin

Gjimnastika braziliane në zi: Ndërron jetë 18-vjeçarja Isabelle Marciniak pas betejës me kancerin

Gjimnastika brazilane është tronditur nga një humbje e madhe, pasi Isabelle Marciniak ka ndërruar jetë në moshën vetëm 18-vjeçare, pas një beteje të vështirë me limfomën e Hodgkin. Lajmi i trishtë u konfirmua zyrtarisht nga Federata e Gjimnastikës së Paranà, e cila njoftoi se e reja nuk arriti ta mposhtë sëmundjen. Federata Braziliane e Gjimnastikës, si edhe komuniteti sportiv në vend, shprehën dhimbje të thellë për humbjen e një prej talenteve më premtuese të gjimnastikës ritmike. Në një postim prekës në rrjetet sociale, federata theksoi se pasioni, përkushtimi dhe historia e Isabelle do të mbeten një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm. “Shpresojmë që kujtimi i saj të jetojë si shembull i forcës, dashurisë për sportin dhe vlerave njerëzore që gjimnastika përçon,” thuhej në mesazhin...