Gjesti shkon në burg, Gjykata zbardh vendimin
Showbiz E Premte, 13 Mars 2026 14:35 Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit për artistin Gjesti, i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale. Sipas njoftimit të gjykatës, vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës nga gjyqtarja e procedurës paraprake. Artisti dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas dëgjimit të palëve në procedurë, gjykata ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar dhe ka vendosur që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Gjykata ka konstatuar se ekziston rreziku i ikjes, mundësia e ndikimit në dëshmitarë si...
Burimi:
kohajone.com