Gjesti padit ‘Onima’: Kanë firmosur pa dijeninë time për të gjitha këngët

Gjesti padit ‘Onima’: Kanë firmosur pa dijeninë time për të gjitha këngët

Gjesti ka njoftuar publikisht se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kompanisë Onima, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit mbi veprat e tij muzikore. Përmes një reagimi zyrtar, artisti ka bërë të ditur se, pas konsultimeve me ekipin e tij ligjor, ka vendosur të ndjekë rrugën e drejtësisë. Ai ka paralajmëruar se sot, në orën 14:00, do të depozitojë kallëzim penal në prokurori, jo vetëm ndaj kompanisë Onima, por edhe ndaj stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj. Sipas deklaratës së Gjestit, thelbi i konfliktit lidhet me një kontratë që pretendohet se është nënshkruar pa dijeninë dhe pa autorizimin e tij, e cila përfshin të drejtat e autorit për të gjithë repertorin e tij muzikor. “Pa dijeninë dhe pa autorizimin tim kanë nënshkruar...