Gjesti fiton betejën, lirohet mes bujës së madhe
Showbiz E Enjte, 19 Mars 2026 14:40 Mes një buje të madhe dhe të një vëmendje të lartë, Gjesti është liruar nga paraburgimi, një javë pas arrestimit të tij në Prishtinë. Artisti shumë i dashur nga publiku, ishte arrestuar më herët nën dyshimin për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas intervistimit ishte dërguar fillimisht në mbajtje për 48 orë. Më pas, ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë. Sipas dyshimeve të ngritura, ai akuzohej për disa vepra penale, përfshirë “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndaj tij është ndryshuar masa e sigurisë, duke u liruar për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt....
Burimi:
kohajone.com