Genardi publikoi Sonidën gjysmë zhveshur, Ministria e Shëndetësisë: Vëlla e motër shtrohen në Psikiatri
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga Genard Hajdini, ku shfaqej motra e tij Sonida gjysmë e zhveshur, shkaktuan reagime të forta në opinionin publik dhe ngritën shqetësime serioze për gjendjen e saj. Videoja, e cila u përhap me shpejtësi në rrjet, nxiti thirrje të menjëhershme për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse. Pas publikimit të pamjeve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reagoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, në bashkëpunim me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe Policinë e Shtetit, ndërhynë për të vlerësuar nga afër gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të Sonida Hajdinit. Autoritetet shëndetësore konfirmuan gjithashtu se Sonida Hajdini ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, duke sqaruar se ajo kishte qenë më parë e shtruar në Spitalin e...
Burimi:
argjiroja.net