FOTO/ Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin nga njëri sy

FOTO/ Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin nga njëri sy

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar brutalisht një natë më parë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas njoftimit të bërë publik nga familja e tij, gazetari është sulmuar në mënyrë barbare nga disa persona, të cilët, sipas tyre, tashmë janë identifikuar. Krahas reagimit, familjarët kanë publikuar edhe një foto të gazetarit, i cili shihet se ka marrë plagë të shumta në fytyrë. Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Sipas familjarëve, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin nga njëri sy. Familjarët shprehen të tronditur nga ajo që ka ndodhur dhe kërkojnë që autorët të vihen sa më parë përpara drejtësisë.