Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani futet në pishinën e Big Brother

Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani futet në pishinën e Big Brother

Nisja e prime-it të kësaj të marte solli menjëherë tension dhe konfuzion mes banorëve, pasi ata u njoftuan se mes dy çifteve Luizit me Artanin dhe Brikenës me Mirin këta të fundit do të shkonin në televotim. Lajmi u prit me reagime të forta në shtëpi, duke ndezur diskutime dhe strategji të menjëhershme mes banorëve, të cilët besuan se një tjetër përballje me publikun ishte e pashmangshme. Megjithatë, ajo që dukej si një televotim i zakonshëm rezultoi të ishte një lojë e menduar nga produksioni. Banorët nuk ishin në dijeni se njoftimi ishte në fakt një “prank”, ndërsa e vërteta ishte krejt tjetër: loja e Luizit përfundonte pikërisht këtë të martë, pavarësisht skenarit të paraqitur në prime. Zbulimi i kësaj loje prapa kuintave ndryshoi tërësisht...