Ferma VIP 3 “mbërthen” publikun, rekord shikueshmërie në mbrëmjen e parë, çmimi i madh do jetë 200 mijë euro

Ferma VIP 3 “mbërthen” publikun, rekord shikueshmërie në mbrëmjen e parë, çmimi i madh do jetë 200 mijë euro

Mbrëmjen e djeshme nisi zyrtarisht edicioni i tretë i Ferma VIP, duke rikthyer në ekran një nga formatet më të ndjekura dhe më të komentuara të momentit. Një start i fuqishëm, i kuruar në çdo detaj, ku spektakli, emocionet dhe dinamika u ndërthurën që në minutat e para. 19 personazhe të njohur nga fusha të ndryshme, ku dominuan arti, televizioni, rrjetet sociale dhe sporti, u bënë pjesë e këtij sezoni, duke premtuar dinamika të forta, përplasje karakteresh në një luftë të vetme për të rrëmbyer çmimin e madh të rritur deri në 200 mijë euro. Ky edicion vjen më i pasurar në elementë spektakli dhe lojrash. Ambientet e fermës janë rikonceptuar, duke ofruar më shumë hapësira për aktivitetet ditore, sfidat dhe ndërveprimet mes konkurrentëve. Qëllimi...