Fansat e dyshonin prej muajsh, tani konfirmohet: Karol G dhe Feid janë ndarë

Fansat e dyshonin prej muajsh, tani konfirmohet: Karol G dhe Feid janë ndarë

Karol G dhe Feid, një nga çiftet më të fuqishme dhe më të dashura të muzikës latine, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vitesh. Pas muajsh spekulimesh nga fansat, ndarja është konfirmuar nga TMZ, ku thuhet se gjithçka ka ndodhur në mënyrë miqësore dhe pa drama. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se artistët kolumbianë e kanë përfunduar lidhjen “në heshtje” disa muaj më parëdhe se vazhdojnë të jenë në marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Dyshimet për ndarjen kishin nisur që në tetor 2025, kur fansat vunë re se Karol G dhe Feid nuk postonin më foto së bashku në rrjetet sociale që nga muaji maj. Edhe pse ata u panë për herë të fundit së bashku me pushime në korrik,...