Fakte rreth Chuck Norris! Historia e legjendave urbane që nxitën mitin e tij
“Chuck Norris vdiq 20 vite më parë, por vdekja nuk pati guximin t’ia tregonte.” Kjo shaka ikonike, që për vite me radhë ka bërë xhiron e internetit, sot tingëllon ndryshe dhe më e rëndë. Sepse kësaj radhe, vdekja për fat të keq dhe në mënyrë që duket sikur sfidon vetë legjendën, e ka “gjetur” vërtet aktorin. Chuck Norris është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas jo vetëm një karrierë të jashtëzakonshme në kinemanë aksion, por edhe një trashëgimi unike në kulturën pop dhe atë digjitale. I njohur për rolin e tij në serialin kult Walker, Texas Ranger, Norris ishte shumë më tepër se një aktor. Emri i tij u kthye në një fenomen global falë “fakteve të Chuck Norris”, një seri shakash...
Burimi:
argjiroja.net