Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Eskalon debati mes dy vajzave në “BBV Kosova”/ Ndërhyjnë menjëherë banorët për t’i ndarë (PAMJET)
Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Albës dhe Benitës, ku kjo e fundit ka shpërthyer në zemërim. Ende nuk dihet se si u arrit deri në këtë pikë, por sipas Benitës, Alba i ka përmendur nënën, gjë që e ka revoltuar këngëtaren. “Mos fol për mamin tem, mos fol për mamin tem”, i thoshte ajo Albës me nervozizëm. Pas kësaj situate, shumë nga banorët u mblodhën për ta qetësuar Benitën, e cila ishte e mbushur me emocione të forta. “E ke mamin sëmurë, ajo po e din më mirë se unë”, u shprehej Benita banorëve të tjerë, teksa përpiqej të qetësohej dhe të rimerrte veten.