Ermal Meta në Sanremo: Fjalët Gaza e Palestinë s’janë blasfemi

Ermal Meta në Sanremo: Fjalët Gaza e Palestinë s’janë blasfemi

Showbiz E Premte, 27 Shkurt 2026 20:22 Artisti me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka shpjeguar mesazhin pas këngës “Stella stellina” me të cilën garon në Sanremo. Kënga e cila u dedikohet fëmijëve në Gaza, është ndërtuar në një formë të qëllimshme. Muzika të tërheq edhe të kërcesh, por është teksti ai që të ndalon të mendosh për një çast. Artisti thotë se sot ka një problem shumë të madh me heshtjen. Ai e quan një heshtje të imponuar dhe se fjalët Gaza e Palestinë nuk thuhen si të ishin blasfemi, kur nuk janë të tilla. “Heshtja është problemi i madh i së tashmes. Kjo këngë, ndoshta e keni vënë re, mbart me vete një paradoks, paradoksin në të cilin jetojmë sot. Nëse nuk e dëgjon...